Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

NË KOPERTINË / Hueyda El Saied flet për lidhjen e re dhe për të shkuarën: Ku ka dashuri, ka vend për të gjithë

31/12/2017
in Intervista, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
NË KOPERTINË / Hueyda El Saied flet për lidhjen e re dhe për të shkuarën: Ku ka dashuri, ka vend për të gjithë

Nga revistawho.com / Fotot: Pirro Beati / Falenderime për “BSB Tirana”





I ruan me fanatizëm detajet e dashurisë që po jeton Hueyda el Saied. Do të donte të tregonte shumë për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, por siç thotë duke qeshur, po aq sa është e dashuruar me të, po aq është edhe xheloze. Mjafton të thuhet që ata kanë shumë vite që njihen dhe se kjo miqësi tanimë është shndërruar në një lidhje të fortë, fundi i së cilës mund të merret me mend… Por si ka ndikuar kjo lidhje tek ajo dhe i biri, Gabriel? Si janë sot marrëdhëniet me të atin e Gabrielit? Për këto dhe të tjera, për festat dhe dhuratat e këtij fundviti, Hueyda ka rrëfyer për “revistawho.com“…


Hueyda na ke treguar se po jeton një histori të bukur dashurie. Na thuaj diçka më shumë, kush është djali që të ka rrëmbyer zemrën?

Do të doja shumë t’ju tregoja sepse është një njeri që mbart shumë virtyte, por po aq sa jam e dashuruar me të jam dhe xheloze e s’dua ta ndaj me të tjerët (qesh).

Është një histori që ka nisur kur? Si jeni njohur dhe në ç’fazë është kjo lidhje?

Ne jemi njohur shumë vite më parë, por për arsye personale dhe profesionale nuk shiheshim shpesh, ama kur takoheshim si miq bisedonim sikur të kishim një ditë pa u parë… Është fillimi i një lidhjeje të bukur, të ardhmen po jua lë ta imagjinoni (qesh).

A e ke prezantuar me djalin? A janë miqësuar ata të dy?

Po, janë takuar dhe janë kënaqur duke luajtur.

A të mundon dilema se sa do ta pranojë djali, si do të jetë kjo lidhje mes ju të treve në një periudhë afatgjatë?

Gabrieli ka një baba, të cilin e do shumë dhe parneri im nuk kërkon të zërë vendin e të atit… Unë mendoj se ku ka dashuri, ka vend për të gjithë…

A ke besim tek dashuria “deri sa vdekja të na ndajë”?

Për momentin jemi gjallë dhe dua ta shijoj këtë marrëdhënie, por nëse ka një jetë pas vdekjes, atëherë dashuria jonë s’do të shterrojë kurrë…

Si janë sot marrëdhëniet me babain e Gabrielit?

Një marrëdhënie logjike, delikate, komplekse, një koktejl pikant që i shkon për shtat një ndarjeje ku në mes është një fëmijë.

Si shkuan Krishtlindjet dhe ku do ta kaloni mbrëmjen e ndërrimit të viteve?

Gabrieli i kaloi Krishtlindjet me të atin, ndërsa unë me partnerin e zemrës. Vitin e Ri do ta kalojmë së bashku në Holandë tek mami im.

Çfarë dhurate mori Gabrieli?

Gabrieli është në fazën ku njeh të gjithë llojet e kamionëve dhe makinave dhe Babagjyshi i solli shumë kamionë dhe makina.

Si është jeta jote në Luksemburg, larg vëmendjes së syve kureshtarë?

Plot sfida. Sapo mora provimin në lidhje me deontologjinë financiare. Në 2018-ën dua të specializohem në këtë fushë. Por në të njëjtën kohë s’do të lë pas dore karrierën artistike, pikturën dhe letërsinë… Mendoj se 2018-ta do të jetë një vit plot gjëra të bukura. Përfitoj nga rasti t’u uroj të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, një 2018 plot gëzime, buzëqeshje dhe shëndet! / revistawho.com

Tags: DashuriafamiljaHueyda El Saiedrevista whoviti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Next Post
Jeni duhanpirës? Rrezikoni të mos bëni fëmijë

Jeni duhanpirës? Rrezikoni të mos bëni fëmijë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera