Sipas mjekëve gjinekologë deri në 13 % e rasteve të infertilitetit shkaktohen nga pirja e duhanit. Tymi i cigares dëmton hormonet dhe ADN-në. Probleme me infertilitetin mund të hasin edhe femrat që nuk janë duhanpirëse aktive, por ekspozimi ndaj tymit të duhanit mund të dëmtojë funksionin endokrin.
Infertiliteti mund të shkaktohet edhe nga mbipesha! Femrat të cilat janë mbipeshë deri në moshën 18 vjeçare, janë më të riskuara për t’u prekur nga sindroma e çrregullimit hormonal, ky është përfundimi në të cilin është arritur në një studim të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbipesha ndikon në prodhimin e hormoneve, si rrjedhojë sa më shumë të shtoni në peshë, aq më shumë jeni të predispozuar për të patur probleme me sistemin ovarian riprodhues.
Ju pëlqen të konsumoni alkool?
Bëni kujdes, mjekët thonë se pirja e tepërt e alkoolit mund të shkaktojë çrregullim të ovulacionit. Sipas një studimi të kryer së fundmi në Suedi u mësua se më shumë se 7000 gra që për 18 vjet kishin konsumuar alkool rregullisht, kishin rezultuar infertile.
Në qoftë se doni të mbani në krahë fëmijën tuaj, ushqehuni shëndetshëm, largoni kilogramët e tepërt, sa më pak alkool dhe cigare.