Florian Mumajesi ka publikuar projektin e tij të ri muzikor, “Shanghai” në bashkëpunim me dj Vicky-n.
Kënga ka pak orë që është publikuar në You Tube dhe ka mbi 40 mijë klikime.
Por ky projekt duket se është pëlqyer edhe nga këngëtari grek, Tus. Nga llogaria e tij zyrtare në You Tube ai e ka komplimentuar këtë projekt të ri të kantautorit Mumajesi, duke e cilësuar këtë të fundit edhe si vëllanë e tij:
”Video perfekte vëlla. Një bravo nga Greqia për vëllanë tim, Flori”, shkruan reperi Tus.

Kujtojmë që Tus ka bashkëpunuar me djemtë e labelit Threedots verën e vitit që lamë pas. Ai solli bashkëpunimin e tij të parë me Brunon me këngën “Shqiptare”.
Burime për revistawho.com bëjnë me dije se Tus dhe Flori janë duke menduar të sjellin edhe një duet së bashku./revistawho.com







