Kinemaja ‘Cineplexx’ është një nga kinematë më të vizituara në vend, sepse sjell gjithmonë filmat më të fundit të hedhur në treg. Menaxherja e marketingut e kësaj kinemaje, Ingrid Xhaja, e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” në RTSH tregoi për filmat më të ndjekur të 2017-ës. Vendin e parë e mbante filmi “The Fate of the Furious” me 23 mijë vizitorë. Vendin e dytë e mbante filmit i zhanrit komedi “Dady’s Home 2”. Ndërsa vendin e tretë e mbante filmi i shumë diskutuar “Fifty Shades Darker”.