A e mbani mend kur të gjithë filluan të koleksiononin tatuazhe të përkohshme gjatë viteve ’90? Marka ‘Dior’ i ka risjell këto tatuazhe, por në një formë më të sofistikuar. Gjatë fundjavës së modës në Paris për ‘Pranverë 2018’, modelet që paraqiti ‘Dior’ kishin tatuazhe në pjesën e qafës. Këto tatuazhe përmbanin thënie franceze dhe ishin të aplikuara në mënyrë të atillë që ngjanin si varse në dekoltenë e modeleve. Arti i trupit pati një rikthim përpara disa vitesh dhe padyshim që ky trend do të pushtojë të gjitha rrugët gjatë verës. Surrealizmi ishte tema e ‘Dior’, me fustane në formën e iluzionit optik dhe me një ngjyrë. Edhe pse tatuazhet e përkohsshme janë pak më të vëshirë për tu realizuar ose për tu hequr, të paktën nuk dhembin aq shumë nëse do të vendosnit të bënit vërtet një tatuazh në qafë.