Aktorja e njohur e filmit “Djalli vishet me Prada”, Anne Hathaway, do jetë në rolin e protagonistes kryesore, në filmin “Barbie”. Filmi i cili pritej të dilte në treg këtë vit, do të shfaqet në kinema në 8 Maj të vitit 2020, nga kompania gjigande ‘Sony’. Aktorja nëpërmjet roleve të saj ka dëshmuar se është e plotësuar dhe se di të bëjë për vete audiencën në çdo rol. Këtë herë Anne, do të kthehet në një bionde rrëzëlluese, në këtë mënyrë do i afrohet imazhit të kukullës më të famshme dhe njëkohësisht më të preferuar të fëmijëve në mbarë botën. / revistawho.com