E kush nuk e do ushqimin? Nëse dëshironi të eksperimentoni në këtë artikull do të gjeni një larmishmëri ushqimesh të çuditshme. Shumica e pjatave që do të shihni më poshtë mund të jenë të neveritshme, por mos harroni ato ndodhen në këtë listë sepse janë ushqim tradicional i një zone të caktuar. Po ju paralajmërojmë kjo listë nuk është për ata të cilët kanë zemrën e dobët.
Haggis
‘Haggis’ është pjatë kombëtare e Skocisë. Ajo ka si përbërës kryesor të brendshmet e deles, kryesisht mushkëritë, stomakun, zemrën dhe mëlçinë. Të gjitha këto pastaj zihen së bashku për disa orë dhe pastaj shërbehet me pure patate dhe uiski.
Balut
Një ushqim filipinas, ‘Balut’ është një vezë, embrioni i të cilës është pothuajse plotësisht i zhvilluar. Veza është zier dhe hahet direkt nga guaska dhe zakonisht shoqërohet me një birrë.
Century Eggs
‘Century Eggs’ është ushqimi kinez, në të cilën vezët e rropullit, pulës dhe rosës janë të mbuluara me hirin, kripën e argjilës dhe qëndrojnë të ruajtura për disa muaj. Pjesët e brendshme të vezës fillojnë të treten dhe formojnë një përzierje të gjelbër si pelte, e cila pastaj shërbehet direkt në pjatë.
Tuna Eyeball
Pjata nga Japonia, ‘Tina Eyeball’, përgatitet nga sytë gjigandë të peshkut, të cilët duket sikur duan të të hanë. Pjesa më e shijshme e vaktit është ajo e gëlltitjes së bebes të syve të peshkut, pasi bazat e syve nuk hahen.
Sannakji
Ushqimi korean ‘Sannakji’, ka në përbërje të tij oktapodë të vegjël të marinuar me erza të ndryshme, ndërsa tentakulat janë ende të lëvizshme. Procesi më i vështirë është ai i ngrënies, pasi ka mundësi që këmbët e gjalla të ngjiten në nofullën tuaj./ revistawho.com