Niko Komani është një nga stilistët më të pëlqyer të momentit, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga artistët të cilët i besojnë atij shpeshherë daljet e tyre publike apo kurimin në klipet muzikore. Për disa kohë ai ka qenë pjesë e një rubrike në të cilët jepte mendimin e tij lidhur me veshjet në daljet publike të të famshmëve. Ndërsa sot i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Niko, ka folur për disa nga personazhet më të njohur të publikut. Ndër to ishin dhe dy kunatat, Tuna dhe Nora Istrefi. “Personazhi që ma ka nxirë jetën është Tuna. Ajo ishte shumë kërkuese dhe më kërkonte trende që nuk kishin dalë ende në revista. Ndërkohë që për atë kohë e kisha shumë të vështirë pasi, nuk ishte kjo bota e internetit. Por “nxirrja e jetës” më vlejti për karrierën. Ndërsa marrëdhënia jonë personale tashmë është prishur”, u shpreh stilisti i njohur. Ndërsa arsyen përse nuk ka bashkëpunuar asnjëherë më Norën, ai e zbuloi sot: “Një nga emrat me të cilët nuk kam bashkëpunuar është edhe Nora Istrefi, që e kam refuzuar dy herë. Kam qenë i detyruar të punoj për kopertina apo revista, por personalisht nuk më ka inspiruar asokohe, absolutisht fare, dhe do të ishte një dështim i imi, jo i saji”. /Revistawho.com