Aktorja Laura Nezha dhe këngëtari Lindi Islami dikur kanë qenë gjeni ndërsa sot janë ndër artistët më të suksesshëm të skenës shqiptare.
Por a i mbani mend si dukeshin ata të vegjël kur konkuronin me bashkëmoshatarët e tyre në spektaklin për fëmijë “Gjeniu i vogël” dhe arritën deri në natën finale të këtij kompeticioni?
Laura një vajzë e vogël me kaçurrela dhe Lindi një djalë i imët me zërin e ëmbël dhe të ngrohtë. Por në qoftë se i shohim pas shumë vitesh, “gjenitë” ruajnë të njëjtat tipare fizike dhe vokale pavarësisht ndryshimeve që vijnë me moshën.
Ajo skenë duket se ka qenë një ogur i mirë për të dy artistët.
Laura e nisi si këngëtare dhe pas disa projektesh u shfaq në një tjetër skenë magjike, teatrin. Por nuk mbaron këtu, ajo e testoi veten edhe në kërcim, ku nuk i rezultoi dhe aq keq pasi në spektaklin “Dance with me Albania” doli fituese së bashku me partnerin e saj, Renato Mekolli.
Ndërsa Lindi Islami pasi kaloi edhe një tjetër sfidë në spektaklin e talenteve “Voice of Albania” ku spikati për natyrën e veçantë të vokalit të tij, tashmë është një nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare./revistawho.com