Aktorja e njohur meksikane Jacqueline Bracamontes në një intervistë ka treguar se do të shkruajë një libër të dytë, këtë herë jo autobiografik. “Dua të mbledh më shumë eksperiencë dhe të shkruaj diçka që do ju ndryshojë jetën” –është shprehur ylli i telenovelave.
Kujtojmë se kohë më parë Jacqueline Bracamontes u vu në qëndër të mediave me rrëfimin që bëri për marrëdhëniën me aktorin William Levy, lidhje që nuk zgjati shumë pasi William ishte i martuar me bashkëshorten që ka aktualisht. Rrëfimin aktorja e bëri në librin autobiografik, ku të gjithë ngjarjen e trajtoi si tradhëti.