Shfaqja “Medea” ka bashkuar shumë emra të aktorëve të njohur shqiptarë, ndër ta ishte edhe aktori Alfred Trebicka për të cilin kjo shfaqje rezultoi jo shumë e mirë. Pas një incidenti të ndodhur në teatër me ikjen e dritave aktori është përplasur me një hekur të fortë dhe është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë aktori dhe tani gjendja e tij shëndetësore është e mirë.