Aktorja turke Oyku Karayel është bërë e famshme në Shqipëri me rolin e Ejlyl në filmin ‘Rrahje Zemre’. Prej vitesh aktorja është e lidhur më një nga këngëtarët më të mirë të Turqisë, Can Bonomo. Por mesa duket lidhja mes aktores dhe këngëtarit ka kaluar në një stad tjetër. Sipas gazetës ‘Hurriyet’, Can Bonomo i ka propozuar për martesë aktores gjatë pushimeve të fundvitit të kaluar në Venecia. Ditën e djeshme për ‘Shën Valentin’ është zbuluar se çifti është fejuar në një ceremoni private, ku ishin të ftuar të gjithë familjarët. Ndërsa martesa pritet të bëhet në muajin qershor. /revistawho.com