Ledion Liço njihet nga publiku shqiptar si një nga moderatorët më jetëgjatë të ekranit. Ai ja ka dalë të prezantojë me shumë profesionalizëm çdo emision. Por dashuria dhe magjia e parë për të ka qenë radio dhe pikërisht “Top Albania Radio”. Në festën e 20-vjetorit të kësaj të fundit, moderatori ka zbuluar edhe një detaj interesant duke treguar se as ai nuk është perfekt dhe bën ndonjëherë gabime. Ledioni tha se kishte thënë në transmetim një fjalë të pistë. “Kam thënë një fjalë të pistë. Kam qenë me Xhoi Begën në transmetim në ‘Summer Dance’ dhe kam thënë… Nuk ishte edhe aq fjalë e pisët, por sidoqoftë, nuk thuhet as në radio, as në televizion. Por nuk ishte aq e kapërcyeshme dhe desh më ra pika, se thashë “Ky është fundi im në radio” – kujtoi Ledioni me të qeshur./revistawho.com