Me 10-vjetorin e pavarësisë, erdhën edhe sloganet dhe posterat po duket se jo të gjithë janë dakord me imazhet që janë përdorur. Posteri i cili përfshinte Rita Orën, Dua Lipën dhe Majlinda Kelmendin, është parë si i papërshtatshëm nga nena e Era Istrefit. Sipas saj në poster duhet të ishte imazhi i së bijës. Deklarata është bërë për gazetën ‘Express’.
“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizajnuar/shkruar edhe se unë, e kanë vënë Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar, e ata që nuk e kanë vënë nuk është problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas. Pse është i pakrahasueshëm sepse e dimë të gjithë. Prej një vendi të vogël një sukses që e ka arrit Era, deri sot nuk e ka arrit asnjë artist, asnjë artist i filmit as muzikës popullore, as pop, ama bash kurrkush. Dua dhe Rita kanë arritur shumë po prej një vendi që është njëri prej vendeve më me perspektivë dhe më të zhvilluar në botë. Unë jam ajo nëna më krenare në botë që asnjë nënë nuk e ka përjetuar suksesin e fëmijës të vet si unë”, është shprehur nëna e këngëtares./revistawho.com