Cheryl Cole dhe Liam Payne janë një nga çiftet më të dashur për publikun. Prej kohesh në një lidhje të qëndrueshme dhe para afërsisht 1 viti janë bërë prindër të një djali. Burime për ‘Daily Mail’ kanë zbuluar se mes çiftit ka probleme. Fansat kanë vënë re se çifti nuk është fotografuar bashkë së fundmi.
Sipas po të njëjtit burim është zbuluar se Cheryl qëndron në shtëpi për t’u kujdesur për djalin, ndërsa Liam del nëpër party deri vonë. Koha që kalojnë më njëri-tjetrin për këtë arsye është e pakët. Se si do shkojnë gjërat mes çiftit mbetet për t’u parë./revistawho.com