Të jesh një grua që ndjek karrierën, por të kesh dhe fëmijë për të cilët duhet të kujdesesh në të njejtën kohë kërkon një impenjim shumë të madh. Të jesh dhe një mami ‘VIP’, ku pavarësisht çdo gjëje duhet t’i përkushtohesh edhe daljeve publike do të thotë akoma dhe më pak kohë për fëmijët. Megjithatë në ‘showbiz’-in shqiptar ka nga ato gra që ja kanë dalë mbanë të mbajnë karrierën dhe fëmijëve t’u kushtojnë kohë në mos gjatë javës të paktën në fundjavë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se mamatë që nuk janë të përfshira në këtë listë i kushtojnë më pak kohë fëmijëve të tyre, por ndoshta nuk preferojnë që fëmijët të jenë aq shumë të ekspozuar në publik.
Julka Gramo
Këngëtarja e njohur, vitet e fundit ka filluar karrierë si gazetare, duke u angazhuar si në televizion ashtu edhe në radio. Megjithatë Julka gjithmonë tregohet shumë e kujdesshme ndaj dy djemve të saj dhe nuk harron që të ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’ fotografi nga momente të ndryshme.
Orgesa Zaimi
Gjithashtu edhe Orgesa e angazhuar si në muzikë dhe në radio, duket se i kushton një kohë të mirëfilltë vajzës së saj Bora dhe djalit Kron.
Jonida Aliçkolli
Përpara pak ditësh gazetarja solli në jetë vajzën e saj të dytë, Tiara. Jonida gjithmonë ndan momente shumë të ëmbla me familjen e saj dhe sidomos me dy vajzat.
Bora Zemani
Edhe pse një nënë e re në moshë dhe shumë e angazhuar me emisionet e saj të sportit, Bora mundohet t’i kushtojë sa më shumë vëmendje të voglit të saj Arbor. /revistawho.com