Rita Ora para 2 ditësh ngriti në këmbë Kosovën me koncertin që mbajti për 10 vjetorin e pavarësisë. Tashmë ajo i është kthyer sërish jetës së saj në Britani. Ky rikthim ka ardhur me një lajm të mirë për këngëtaren shumë të njohur. Ajo ka thyer një tjetër rekord muzikor. Këtë herë si artistja e vetme femër që ka kaq shumë këngë pjesë e 10-shes më të mirë, në klasifikimet e Mbretërisë së Bashkuar. Në një postim në ‘Intsgarm’ vet Rita e ka ndarë këtë emocion me fansat, duke falenderuar edhe revistën ‘Forbes’ për artikullin e publikuar për të./revistawho.com