Sipas të dhënave të fundit, Shqipëria renditet vendi i parë në botë përsa i përket numrit të kafeneve në raport me popullsinë. ‘INSTAT” tregon se në vitin 2016 numri i lokaleve dhe restoranteve arrinte në 18.795 prej të cilave 14.200 ishin bare dhe 3.965 bar-restorante. Krahasuar me një vit më parë mësohet se ka një rritje prej 6.3%. Këtë herë në vendin e dytë është Spanja, e cila prej vitesh ka mbajtur vendin e parë. /revistawho.com