Shumë vajza magjepsen nga magjia që të ofron televizioni, aq më tepër kur janë pjesë e botës së modës të cilën e përdorin si trampolinë për t’u bërë pjesë e ekranit të vogël. I tillë është edhe rasti i Katerinës, studentes së arkitekturës që prej pesë vitesh merret me modeling dhe së fundmi prezanton një program në “Vizion Plus”. Katerina Sheno, 19-vjeçarja e cila ka marrë përsipër të prezantojë ”Falco”, program me një format aspak të zakonshëm, ka treguar për “Revistawho.com” si u bë pjesë e këtij emisioni, karrierën si modele, të ardhmen në televizion, pagesa dhe planet për vazhdimësinë.
Si u bëre pjesë e emisionit “Falco” në “Vizion Plus”?
Më kontaktuan në “Instagram” kur isha në Itali dhe më thanë se duhej një prezantuese e re në “Vizion Plus” për një program të ri. Nuk e prisja por mendova ta provoj njëherë. Më pas më caktuan një ditë ku duhej të prezantohesha më një pjesë të vogël dhe ditën tjetër më konfirmuan. Nuk e besova në fillim, derisa më dërguan skenarin e parë.
A e ke shkarkuar ti “Falco-n” në celularin tënd?
Po, sigurisht që e kam shkarkuar.
A ke fituar ndonjëherë prej tij?
Po, kam fituar por më shumë kam kapur ofertat.
A do bëheshe pjesë e sfidave të “Falco” në qoftë se do të jepej mundësia?
Poo, do më pëlqente shumë.
Përfshirja në televizion ka qenë dëshirë e hershme e jotja apo vendim i momentit?
E dija që modelingu do më hapte rrugën në botën e televizionit,por jo kaq shpejt. Gjithmonë më ka pëlqyer të jem prezantuese e një programi të veçantë dhe jam shumë me fat që jam një “Falco Girl”! Kush nuk do donte të ishte!
Cilat janë prezantueset që pëlqen më shumë në ekranin shqiptar, ke ndonjë model që do ta ndjekësh?
Të them të drejtën nuk e konsumoj shumë botën e televizionit dhe nuk kam shumë njohuri për moderatoret shqiptare. Pak më vonë ndoshta do e zbuloj.
A paguhet mirë një prezantuese e re?
Për momentin jam e kënaqur.
Cilat janë planet e tua për të ardhmen? E sheh veten në televizion apo jashtë tij?
Asnjëherë nuk bëj plane për të ardhmen, por më shumë e shoh veten një arkitekte.
Ti je modele, sa vite ke që merresh me modeling? E sheh atë si profesionin tënd të ardhshëm?
Jam modele prej 5 vitesh, më pëlqen shumë puna që bëj, por nuk e shikoj si profesionin tim të ardhshëm. Do e vazhdoj për hobi.
Ke studiuar në një kolegj privat, të njohur për rregullat strikte në sjelljen e studentëve. Si arrinte një modele dhe vajzë televizioni si ti, të përshtatej me keto rregulla?
Në fakt nuk e kam patur të vështirë të përshtatem sepse shkollës i kam kushtuar gjithmonë rëndësi dhe jam munduar të qëndroj brenda rregullave. Po ashtu stafi i kolegjit më ka qëndruar gjithmonë afër kur kam patur nevojë, madje dhe më kanë mbështetur shumë të gjithë për rrugën që kisha zgjedhur. Ndihesha shumë rehat dhe tani që po e mendoj më ka marrë malli shumë për kolegjin.
Si është një ditë e zakonshme e jotja?
Një ditë e zakonshmja e imja është pothuajse e ngarkuar, pasi pjesën më të madhe të ditës e kaloj në shkollë. Merrem me detyrat, maketet, projektet. Shumicën e rasteve ushqehem në shkollë dhe në shtëpi bëj vetëm gjumin e drekës, pastaj merrem me pjesën tjetër të detyrave. Fundjavën mezi e pres pasi më pëlqen të zgjohem vonë dhe kohën e lirë mundohem t’ja kushtoj përkujdesit për veten dhe të dal me njerëzit e dashur.
Na përmend pesë gjëra që nuk i dimë për ty.
Nuk kam shkuar asnjëherë në kopësht. I dashuroj çokollatat (ëmbëlsirat) dhe lulet. Nuk mbaj asnjëherë dietë. Kini kujdes se jam shofere e re Një dëshirë e imja është të marrë pjesë në një film./revistawho.com/Rudina Laka