Pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother” Olsi dhe Fiorentina vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Dy ish-partnerët shpesh herë shihen të hedhin kunja për njëri-tjetrin dhe ‘Instagramin’ e kanë kthyer në ‘fushëbetejën’ e tyre. Mbrëmjen e kaluar Olsi ka postuar në ‘Instastory’ një foto ku shkruan: “Me këto nerva dhe me këtë gjendje që jam sot dhe do jem në ditë në vazhdim mos më çani tr**in shumë duke më kërkuar postime, se juve ju kam mangët !”
Të gjithë filluan të mendoni se për kë ishte ky postim i mbushur me mllef. Por këtë mesa duket na i zbulon Fjorentina e cila duket se sot i është kundërpërgjigjur: “Kur lëndon dikë që të do, të jesh i sigurt që herët ose vonë do lëndohesh dhe ti”.
Nuk mund të themi me siguri nëse këto dy postime i përkasin njëri-tjetrit, por mesa duket ka qenë Fjorentina ajo e cila i ka hedhur ujë zjarrit këtë herë. /revistawho.com