Orgesa Zaimi, këngëtare e njohur e rrymës pop-rrok, ka zbuluar në një intervistë për “Mos i fol shoferit”, se ka bërë një përpjekje për të nisur një karrierë jashtë kufijve, por nuk ka arritur përfitime të mëdha. Megjithatë ajo është shumë krenare që ka punuar me profesionistë dhe në një nga studiot më të mira muzikore.
“Nuk eci fare, nuk pashë asnjë përfitim. Ishte një eksperiencë fantastike të punoj me muzikantë të huaj, në studio të huaj. Albumi u bë në Los Anxhelos në një nga studiot ku ka bërë albume Adele dhe Beyonce. Nuk kam qenë vetë, por albumi ka qenë atje.
Nuk ndodh që çdo ditë një artist shqiptar të ketë mundësi të bashkëpunojë me muzikantë të mirë, në studio prodhimi më të mëdha se një dhomë e një kuzhinë. Janë studio të mëdha dhe tjetër koncept i të regjistruarit një album. E ka shtuar eksperiencën time muzikore. Është një album pop-rock që në Shqipëri nuk ecën, është shumë jo-komercial”, -ka treguar Orgesa./revistawho.com