Mbrëmjen e kaluar në ‘Top Show Magazine”, kanë qenë të ftuar një pjesë e aktorëve së spektaklit të humorit, ‘Portokalli’ dhe regjisori, Altin Basha. Ata kanë zbuluar disa nga të rejat e sezonit të ri, që do të nisë këtë të diel.
Altin Basha zbuloi se Rezart Veleshnja do të vijë me personazh femër. Aktori vet tregoi më tej se do të jetë një moderatore. “Ajo nga 100 fjalë, 98 i ka gafa”, tha ai.
Xhemi Shehu tregoi se së bashku me Salsanon do të sjellin “Romeo dhe Zhuljetën”. “Do t’i sjellim në epoka të ndryshme. Do ta nisim nga epoka e Skënderbeut”, zbuloi ajo.
Ndërkohë, Delinda Zhupa thotë se do të jetë në “Portokalli” me dy personazhe. “Kam dy personazhe, psikologen që kisha edhe sezonin e kaluar dhe Fotinin. Por do të kem edhe role te tjera rikthim personazhesh të vjetër”, ka treguar Delinda.
Simbolika do të jetë ‘Peshku i madh’, një pseudonim i përdorur së fundmi shumë në politikë. I pyetur në lidhje me këtë tematikë, Altin Basha, premtoi që do e kapin ‘Peshkun’, por emisioni nuk do të jetë tërësisht politik, megjithëse kjo e fundit do jetë goxha e pranishme./revistawho.com