Maria Rubio është një aktore shumë e njohur në Shqipëri, sepse ka luajtur rolin e Lukrecias në telenovelën ‘Salome’. Kjo telenovelë ka qenë ndër të parat që është transmetuar në Shqipëri dhe gozhdoi para ekranit mijëra shqiptarë.
Aktorja Maria Rubo u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 83-vjeçare. Këtë gjë e bëri të ditur fillimisht mbesa e saj me anë të një postimi në ‘Twitter’ ku shkroi se gjyshja e saj tashmë është afër babait të saj, i cili humbi jetën në nëntor të vitit të kaluar. Maria Rubo ka luajtur në disa nga telenovelat më të njohura në Shqipëri si në: “E dashur Armike”, ‘dy fytyrat e Anës” etj. /revistawho.com