Martesa e saj me milionerin maqedonas Serjoza Markov, e ktheu bukuroshen Adelina Tahiri në qendër të mediave rozë. Por nuk vonoi shumë dhe pas kësaj martese erdhi lajmi i bukur se këngëtarja ishte shtatzënë dhe çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Gjatë periudhës së pritjes së ëmbël Adelina ka qenë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me publikun emocionet e shtatzënisë, por asnjëherë nuk ka treguar barkun e rrumbullakosur.
Por një foto e publikuar nga prezantuesja Blerona Zeqiri na shuan të gjithëve kureshtjen. Prezantuesja ka postuar një foto të këngëtares e cila ka veshur një bluzë të gjerë duke u munduar sërish të fshehë barkun, por përsëri duket se poshtë bluzës së gjerë fshihet një bark i rrumbullakosur dhe se këngëtarja ka marrë nurin e ëmbël të shtatzënisë. /revistawho.com