Fundjava është mundësia më e mirë për të hequr të gjithë stresin e një jave të ngarkuar. Disa persona zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi për të shpenzuar kohë me familjarët e tyre e ndërsa disa të tjerë zgjedhin që t’i largohen monotonisë dhe të ‘arratisen’ në një vend të veçantë. Dita e sotme ishte nga ato ditët që mund të falin një relaks të plotë, sepse rrezet e diellit zbriten në çdo vend të Shqipërisë. Për këtë arsye një pjesë e madhe e personazheve të showbiz-it shqiptar zgjodhën t’i largoheshin zhurmës së madhe të qytetit, e të kalonin pak kohë të vlefshme pranë detit. /revistawho.com