Aktorët Kivanç Tatlitug dhe Engin Senkan kanë qenë pjesë e serialit mjaft të preferuar turk, “Kurti dhe Sura”. Mësohet se gjatë xhirimeve të serialit aktorët kanë pasur konflikte me njëri tjetrin dhe arsyeja ishte se Tatlitug nuk dëshironte që të ishte në të njëjtën skenë me aktorin veteran. Madje në një moment gjatë xhirimeve ata kanë pasur një debat shumë të ashpër ku Senkan e ka quajtur “Bastard të paturp”. Kjo gjë ka ndodhur pasi Tatlitug ka qeshur me të madhe dhe i ka ndërprerë fjalën aktorit, i cili pasi i tha ato fjalë është larguar nga skena. /revistawho.com