Përpara pak muajsh Kim Kardashian nëpërmjet një nëne surrogate solli në jetë fëmijën e saj të tretë. Ajo ka dhënë një intervistë në revistën ‘Elle’ ku ka treguar se çfarë po ndodh me jetën e saj private dhe karrierën. Kim ka thënë se ajo ka përjetuar emocione shumë të mëdha nga ardhja në jetë e vajzës së saj. Më tej ajo ka rrëfyer se së bashku me bashkëshortin e saj kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë të katërt. Megjithatë Kim Kardashian ka thënë se kjo gjë do të ndodhë shumë vite më vonë, sepse për momentin ajo dhe Kanye West dëshirojnë t’i kushtojnë më shumë kohë njëri-tjetrit dhe tre fëmijëve. /revistawho.com