Kënga ‘Tymi i dashurisë’ nga këngëtari Irkenc Hyka u publikua në datën 2 mars dhe arriti të marrë mbi 2 milionë klikime. Por suksesi i kësaj këngë duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi ajo është bllokuar nga ‘Youtube’.
“Përmbajtja në fjalë është perceptuar nga komuniteti i Youtube si e papërshtatshme ose fyese për disa audienca”, – shkruhet në tabelën që del në momentin që kjo kënga klikohet në ‘Youtube’.
Mesa duket, sipas këngëtarit nuk është kjo arsyeja e vërtetë e bllokimit të këngës, por dikush e ka bërë këtë me tendencë nga inati.
“Dikush ka bërë report videon me idenë që kjo video përmban pamje ofenduese. Nuk besoj që ka por që gjithsesi ju shtoftë Zoti inatin. Shumë shpejt do të rikthehet”-shkruan Irkenci në ‘Instagram’. /revistawho.com