Së fundmi modelja Kendall Jenner ka pozuar për numrin e ri të revistës “Vogue”, ku ka treguar pa dorashka disa te vërteta lidhur me jetën e saj private. 22-vjeçarja konfirmon se është në një lidhje me yllin e basketbollit Blake Griffin dhe zbulon se dëshiron të ketë fëmijë rreth moshës 28 ose 29 vjeç. Ajo gjithashtu ju përgjigj edhe thashethemeve lidhur me prirjet e saj seksuale pasi shpesh ajo është cilësuar si lezbike’.
“Mendoj se ndodhi pasi nuk më kanë parë me ndonjë djalë. Gjithmonë do të shkoj në një vend të fshehtë për të qëndruar larg vëmendjes së publikut. Nuk mendoj se kam diçka në trup që më bën biseksuale apo lezbike, por nuk e di! Kush e di?! Nuk më pëlqen si eksperiencë, nuk jam kundër saj, por nuk e kam provuar kurrë. Gjithashtu e di që kam një lloj… energjie mashkullore. Por nuk dua të keqkuptohet, sepse nuk jam transgjinore apo ndonjë gjë tjetër. Por kam një energji të fortë. Por për t’iu përgjigjur pyetjes tënde. Nuk jam lezbike! Vërtetë që nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk do ta fshihja kurrë diçka të tillë”. /revista who.com