Aktori shumë i njohur turk, Gokhan Alkan ka zbuluar në një intervistë për jetën e tij personale se ka shumë kohë pa një të dashur. Ai është bërë i njohur për rolin si protagonist në serialin ‘Rrahje zemre’, ku ka fituar zemrat e publikut me aktrimin perfekt.
‘Nuk kam kohë të dal, të takoj njerëz, e të dashurohem. Dashuria është diçka e fortë dhe shumë kuptimplotë. Kur e ke nuk rri dot pa personin e zemrës dhe do ta kesh afër. Por unë nuk kam të dashur prej kohësh. Kur të kem gjithsesi do të jetë diçka që do mbetet private”, -ka treguar ai./revistawho.com