Angelina Jolie konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, pavarësisht viteve ajo përsëri ngelet një ikonë bukurie.
Në një intervistë për ‘InStyle’ aktorja është pyetur rreth plakjes dhe përgjigja që ajo ka dhënë do ju frymëzojë të gjithëve.
“Kur shihem në pasqyrë vë re se dukem si nëna ime dhe kjo më bën të ndihem mirë. Unë gjithashtu e shoh veten duke u plakur dhe më pëlqen sepse kjo do të thotë që unë jam gjallë, jam duke jetuar dhe duke u rritur. Unë i shoh të metat e mia. Por ajo çfarë unë nuk shoh është struktura apo pamja ime e jashtme. Unë shoh familjen time në fytyrë. Unë shoh moshën. Njerëzit që unë i shoh të bukur, janë ata që nuk përkulen ndaj mendimit të dikujt tjetër për atë që është e përshtatshme apo e bukur. Unë kam qenë gjithmonë tërhequr nga njerëzit që janë unikë, të ndryshëm dhe që janë vetvetja. Ndihem keq kur shoh njerëzit që nuk mund të jetojë me trupin e tij dhe që nuk ndjehen rehat me veten. Ka shumë gjëra në shoqëri që i bëjnë njerëzit të ndihen në këtë mënyrë.”/revistawho.com