Demi Lovato është një ndër të paktët personazhe të njohur që preferon të flasë hapur për jetën dhe problemet e saj. Kohë më parë ajo ka treguar problemin me çrregullimin bipolar, ka qenë e varur ndaj drogës dhe për më tepër ka pasur dhe probleme me ushqimin.
Por deklarata e fundit e bërë prej saj i ka shokuar të gjithë. Në një emision televiziv ajo ka treguar se në moshën 7-vjeçare kishte tentuar të vriste veten. “Kam kaluar shumë gjëra që nuk kam folur asnjëherë dhe nuk e di nëse do të flasë ndonjëherë. Por në moshën 7-vjeçare tentova vetëvrasje. E dija nëse do t’i jepja fund jetës do të mbaronin dhe dhimbjet” ka thënë këngëtarja. Të gjitha këto kanë ardhur për shkak të depresionit dhe ankthit të vazhdueshëm. Në turneun e fundit muzikor ajo ka ofruar për të gjithë fansat e saj terapi falas për shëndetin mendor. /revistawho.com