Në 26 qershor të këtij viti modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj pret të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me Jakub Kindl. Përpara pak kohësh Afërdita ka treguar dhe ftesën e saj të dasmës dhe shoqërueset e nuses, që do jenë miket e saj më të mira.
Mesa duket, tashmë Afërdita ka vendosur që deri në ditën e dasmës e saj të marrë çdo gjë me qetësi. Ditën e sotme, në ‘InstaStory’, ajo ka postuar një fotografi ku duket e shtrirë në shtrat dhe aty ka një pjatë me sallatë dhe ujë. “Lloji i ditës, dreka në shtrat”, ka shkruar modelja. Edhe pse një ditë ‘dembele’ për Afërditën , ajo vazhdon të tregojë kujdes më shumë se kurrë për trupin e saj duke ngrënë shëndetshëm. /revistawho.com