Pak javë më parë lajmi i humbjes së aktores shqiptare, Adea Shabani në Shtetet e Bashkuara, bëri bujë në të gjitha mediat. Pas shumë kërkimesh nga policët apo edhe nga hetuesit privatë që familja e saj kishte vendosur, mendohet se aktorja është e vdekur, pasi i dashuri i saj ka vrarë veten ndërkohë që policia ishte në kërkim të tij.
“Zyra e Sherifit të Qarkut Rivrside” tregon se ata ishin duke e ndjekur Chris Spotz teksa ai ishte duke ngarë një kamion të vjedhur. Kur vuri re se policia ishte në ndjekje të tij ai qëlloi veten në kokë.
Sipas autoriteteve mendohet se ai automjet është përdorur për një vrasje.
Adea Shabani dhe 33-vjeçari Chris Spotz u njohën në shkollën ku studionin për aktrim në Shtetet e Bashkuara./revistawho.com