Këngëtarja Besa Kokëdhima kishte njoftuar fansat e saj se në muajin prill do të lançohej projekti i saj më i ri, “Lost”.
Por diçka ka ndodhur pasi këngëtarja ka njoftuar në rrjetet sociale se ky projekt nuk do të dalë siç ishte bërë me dije paraprakisht.
“Më vjen keq por projekti im “Lost” është bërë pjesë e një plani fantastik dhe nuk do të lançohet në prill ashtu siç ishte njoftuar. Një projekt i ri muzikor është duke ardhur dhe mezi po pres që ta dëgjoni. Faleminderit për mirëkuptimin, ju dua.”- ka shkruar Besa në “Instagram”.
Tani nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim produksionin e ri të këngëtares./revistawho.com