Të shumta janë rastet kur personazhet e njohur shqiptar janë munduar të falin diçka nga vetja për ata që kanë më pak mundësi. Kohë më parë kemi parë reperin Noizy që i është bashkuar nismës së Bashkisë Tiranë për të ndihmuar të gjithë personat e një prej qendrave sociale në vend. Këtë radhë pjesë e kësaj nisme janë bërë këngëtarja Eli Fara dhe shefi i njohur Renato Mekolli. Për ditën e Pashkës ata gatuan dhe shërbyen për të gjithë të pranishmit në mensën sociale në Kombinat.
Jo vetëm kaq por me zërin e saj të veçantë Eli Fara dhuroi dhe disa çaste gëzim tek të gjithë të moshuarit, por edhe Renato nuk ngurroi që të shprehte talentin e tij jo vetëm në gatim por edhe në këngë. Po ku ka më bukur se kaq të shohësh që personazhet tanë janë të plotësuar në çdo aspekt si nga ajo profesionale, por edhe nga ajo humane. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BhCN7ArnUNT/?taken-by=erionveliaj