I veshur sportiv, brenda kufijve të përditshmërisë, në kolltukun e ‘Xing me Ermalin’, u ul biznesmeni më i pasur shqiptar Samir Mane. Në një intervistë ndryshe nga herët e tjera, Samiri u ndal të tregonte për herë të parë për bashkëshorten e tij, Eva me të cilën ka katër fëmijë. I pyetur nga moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi nëse e ka të vështirë t’i bëjë dhurata bashkëshortes, Mane tregoi se dhuratat më të bukura ia ka bërë kur ka sjellë në jetë fëmijët e tyre.
“Në fakt dhuratat më të bukura ia kam bërë kur ka sjellë në jetë fëmijët. Është e vështirë t’i bësh dhurata Evës, por mundohem të gjej gjëra që i pëlqejnë”, tregoi Samir Mane. /revistawho.com