Video ku Gjiko kapte një peshkaqen dhe e përplaste në rërë, bëri bujë të madhe pak muaj më parë.
Menjëherë videoja, bëri xhiron në rrjetet sociale duke rënë në dorë edhe të instruktorit profesionist, Shaff Naeem. Reperi shqiptar kërkoi falje me një video dhe gjithçka u duk sikur u qetësua. Por Shaff Naeem i cili kishte hequr videon ku Gjiko kapte peshkaqenin, e ripostoi sërish atë.
“E hoqa këtë video pasi Gjiko kërkoi falje dhe tha se do të më mbështesë për të ndihmuar në krijimin e vetëdijes dhe mbrojtjen e peshkaqenëve. Pasi u hoq video, ai nuk ju përgjigj asnjë mesazhi. John Thet madje i dha atij mundësinë për të marrë pjesë në hapjen e ‘ADEX2018’ dhe për të dhënë një video mesazh, për të cilën ai kurrë nuk u përgjigj. Mendoj se është koha që ai të dijë se sa serioze janë gjërat”, -ka shkruar Shaff Naeem./revistawho.com
https://www.facebook.com/Shafraz.Naeem/videos/10156230563998688/