Fundjava është periudha që të gjithë presin për t’u larguar nga monotonia e përditshme dhe për t’u relaksuar.
Shumica zgjedhin të frekuentojnë restorantet që janë kryesisht anës detit apo në natyrë tani që temperaturat janë rritur.
Por si të shpëtojmë nga kaloritë e tepërta që mund të marrim gjatë drekave apo darkave të fundjavës?
Duhet të ndiqni disa hapa për të pasur rezultat.
Mos u nisni të uritur për në restorantin e planifikuar, konsumoni një frut përpara se të shkoni.
Këshilla e dytë lidhet me përzgjedhjen e restorantit. Preferoni restorantet që gatuajn kryesisht prodhimet e detit të cilat nuk janë shumë kalorike.
Shmangni porosit e bollshme. Merrni pak fillimisht, në qoftë se nuk ngopeni mund të porosisni prapë.
Mundohuni të reduktoni vaktin pasardhës.
Dhe këshilla e fundit ka të bëjë me pastrimin e organizmit, konsumoni sa më shumë ujë pas një vakti të bollshëm dhe kalorik./revistawho.com