Modelja Emina Çunmulaj prej disa ditësh është duke kaluar një gjendje viroze. Nga fotot që ajo ka publikuar në rrjetet sociale shihej se Emina po konsumon vazhdimisht supë dhe çaj për ta kapërcyer këtë situatë e cila është edhe më e sikletshme për një nënë shtatzënë.
Por sot duket se edhe vajza e saj është sëmurë. Ka qenë vetë Emina e cila ka postuar një status në “Instagram” ku thotë: “Ohh jooo…u zgjova duke vrapuar për tek vajza e cila qante dhe nxori ushqimin. Ka vetëm një gjë më të keqe sesa të jem vetë sëmurë, që Ella të sëmuret. Shpresoj të zgjasë vetëm 24 orë”- ka shkruar modelja.
Çunmulaj është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të përjetojë për herë të dytë ndjesinë e të qenurit nënë./revistawho.com