Dashi
Do të përjetoni dashuri me shikim të parë dhe e ardhmja do ju ndryshojë menjëherë.
Demi
Sot duhet të zhdukni të gjitha mendimet tuaja, që ju kanë vënë në vështirësi marrëdhënien tuaj në çift. Momentet e qetësisë duhet t’ia kushtoni partnerit.
Binjakët
Gjeni pak kohë për të partnerin e keni lenë pas dore kohët e fundit, ndërsa beqarët do dashurohen kokë e këmbë me dikë që e kanë njohur prej kohësh.
Gaforrja
Lini mënjanë angazhimet e ditës dhe të kaloni momente relaksi dhe qetësie. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.
Luani
Mos u përqendroni te ato gjëra që do të hiqni dorë, por te ato që keni për momentin.
Virgjëresha
Jeni shumë të përfshirë në lidhjen tuaj në çift saqë nuk keni objektiv në gjërat e tjera. Për financat nuk duhet të shqetësoheni, pasi do të jenë edhe më të mira se më parë.
Peshorja
Nëse keni dyshime, mos i mbani për vete ndajini ato me njerëzit të cilët keni besim.
Akrepi
Ka ardhur momenti që të jeni ju këshilluesja më e mirë e vetes. Keni në dorë të gjitha letrat fituese.
Shigjetari
Beqarët e kësaj shenje do ta kërkojnë më kot dashurinë, pasi mundësitë do jenë pothuajse zero. Në planin financiar gjendja do vij duke u përmirësuar.
Bricjapi
Takime interesante që mund të përfundojnë edhe në lidhje serioze, kështu që përgatituni.
Ujori
Mos u dëshpëroni për shkak të vështirësive, me ndihmën e partnerit do ja dilni me sukses.
Peshqit
Merrini vendimet tuaja duke folur qartë me partnerin dhe duke i shpjeguar disa çështje të mbetura pezull.