Aktori Linesh Mato i njohur si “Rudra” nga seriali “Bixhoz me dashurinë” i ka çmendur të gjithë vajzat me trupin e tij me muskuj por edhe karakterin çapkën. 25-vjeçari është kthyer në një nga aktorët më të preferuar edhe për publikun shqiptar. Në një intervistë së fundmi, Linesh Mato ka treguar se për të mbajtur trupin në formë dhe me muskuj nuk ushtrohet vetëm në palestër, por gjithashtu ha shumë shëndetshëm. “Që të kesh trup perfekt duhet shumë fokus dhe vendosmëri. Duhet të kesh një rutinë strikte dhe ta zbatosh besnikërisht. Unë i përmbahem dietës sime me fruta që përbëhet nga portokalle, portokall i kuq dhe qitro. Pas mëngjesit, drekës dhe darkës konsumoj të gjitha këto fruta të shëndetshme. Unë nuk haj mish dhe as ushqime me shumë kalori”-tregoi aktori.