Kohët e fundit po diskutohet gjithmonë e më tepër për kafshët shtëpiake. Shumë janë pro birësimit të tyre, të tjerë janë kundra. Por nëse ju hyni në grupin e atyre njerëzve që e dëshironi dhe nuk e keni ndërmarrë hapin akoma, studiuesit ju japin një arsye të fortë. Nëse jeton në qytet dhe nuk ke një kafshë shtëpiake je i rrezikuar më shumë nga sëmundjet nervore dhe stresi kronik. Madje ato janë edhe një arsye që të bënë të dalësh nga shtëpia dhe të shpenzosh kohë në ajër të pastër, e vlefshme kjo për fëmijët./revistawho.com