Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustun prej më shumë se një viti i ka dhënë fund martesës me producentin Onur Saylak. Pas ndarjes aktorja ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka pranuar të flasë për përjetimet e hidhura.
Megjithatë në një intervistë të bërë së fundmi nga mediat turke, Tuba ka vendosur të thyejë akullin dhe ka treguar se periudha e ndarjes ishte periudha më e vështirë e jetës së saj.
“Ishte një periudhë shumë e vështirë dhe shumë e vështirë të jetojë nën atë stres. Askush nuk martohet me një person duke menduar se do të divorcohet një ditë, ndaj edhe ajo situatë ka qenë e vështirë për t’u përballuar. Ishte periudha më e vështirë e jetës sime” – tha Tuba.
Ndërkohë aktorja prej disa muajsh është në një lidhje me biznesmenin turk Umut Evirgen. /revistawho.com