‘Met Gala’ është një nga eventet më të mëdha dhe të rëndësishëm në industrinë e modës. Personazhe të ndryshëm që i përkasin kryesisht botës së modës, filmit, muzikës dhe artit në përgjithësi, parakalojnë në tapetin e kuq me veshjet e tyre që duhen të jenë në përshtatje me temën që përcakton Instituti i Kostumeve.
Në këtë ditë kaq të rëndësishme të gjithë personazhet e famshëm kujdesen që të duken në formë perfekte. Mesa duket në këtë event është e ftuar dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora. Këngëtarja ashtu si gjithë të tjerët ka filluar përgatitjet që të shkëlqejë me veshjen e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video ku shihet duke u ushtruar në palestër, por mesa duket përgatitjet i ka filluar disi vonë. “Momenti i minutës së fundit për parapërgatitjet e ‘Met Gala’ dhe kur kupton se është ditë larg. Të gjithë e dini se për çfarë po flas! Shihemi të gjithë javën e ardhshme! Gjithashtu e di se më duhet të rregullojë mbajtjen e trupit, nuk mund t’i kemi të gjitha! Jam e lodhur! Ju dua!”, – ka shkruar Rita.
https://www.instagram.com/p/BiUlURNH8-C/?taken-by=ritaora
Këtë vit ‘Met Gala’ do të mbahet në datën 7 maj dhe është e sigurt se do të jetë një mbrëmje mjaft e veçantë. /revistawho.com