Ndoshta mund t’u kenë thënë se për të luftuar kolesterolin duhet të hiqni dorë nga yndyrat e ngopura, por ju nuk e dini se në fakt ka disa ushqime që i konsumoni çdo ditë dhe që mund t’u prishin dietën kundër kolesterolit. Megjithatë këtu gjeni disa këshilla që do t’u ndihmojnë realisht shumë.
Shmangni të gjitha produktet e bardha dhe i zëvendësoni me ato në ngjyrë kafe
Nëse përdorni sheqer, bukë apo oriz të bardhë duhet t’i zëvendësoni menjëherë me ata kafë. Janë produkte shumë herë më të shëndetshme.
Konsumoni vezë të ziera dhe jo të skuqura
Nuk u duhet të shmangni vezët për të luftuar kolesterolin, thjesht duhet të ndryshoni mënyrën si i konsumoni. Në vend që të hani vezë të skuqura, duhet që gjithmonë t’i zieni vezët.
Zëvendësoni gjalpin me vajin e ullirit
Ndoshta nuk do t’i keni mundësitë që të përdorni gjithmonë vaj ulliri për ushqimet tuaja, por duhet ta përdorni atë sa herë të keni mundësi. Përdoreni në gatime të ndryshme si dhe në sallatë.
Konsumoni vetëm qumësht të skremuar
Filloni me qumësht gjysmë të skremuar që ka më pak yndyra të ngopura, deri sa të konsumoni qumështin që është plotësisht i skremuar. Mund ta konsumoni gjithmonë gjatë mëngjesit. /revistawho.com