Mbrëmjen e kaluar në skenën e ‘Amici’ këngëtari Ermal Meta ka përjetuar emocione të forta të cilat i ka dhuruar një nga fansat e tij. Këngëtari shqiptar ishte i ftuar për të performuar së bashku me një nga konkurrentët, Einar, këngën që ë bëri mjaft të njohur, “Vietato Morire”. Teksa performanca ishte duke vazhduar normalisht, në skenë hyn një djalosh 8-vjeçar i cili afrohet për të kënduar së bashku me ta. Në atë moment Ermali ndalon këngën për të përqafuar djaloshin dhe më pas performancën e përfundojnë Einar dhe Giuseppe, pasi Ermalin e e përqafojnë emocionet.
Ermali dhe djali 8-vjeçar Giuseppe janë njohur në ‘Twitter’ dhe kur përfaqësuesi i Italisë në ‘Eurovizion’, vuri re se ai ishte fans i çmendur pas tij, i emocionuar e ftoi në një koncert para 10 milionë njerëzve.
Për këtë arsye Maria De Filippi e ftoi Giuseppe për të emocionuar sërish këngëtarin. /revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=MBvJS9zulVc
https://www.youtube.com/watch?v=d8q9sPP46ZM