Jemi mësuar ta shohim çdo ditë në emisionin e pasdites, ‘Rudina’ gjithmonë me veshje të kuruara dhe flokët bionde. Por shumë pak mbase ju kujtohet se Rudina Magjistari, vite më parë ka pasur flokët ngjyrë të kuqe dhe duhet ta pranojmë se i shkojnë shumë. Ka qenë miku i saj Bledi Strakosha ai i cili është kthyer pas në kohë për të na i kujtuar Rudinën shumë ndryshe.
“E dua këtë foto”, shkruan Strakosha bashkangjitur me fotografinë ku të dy janë duke qeshur. /revistawho.com