Aktori turk, Erkan Petekkaya, është i njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Xhihan’ në serialin “Fate të kryqëzuara”. Aktori në këtë film njihet për karakterin e fortë dhe një baba shumë i përkushtuar për fëmijët e tij. Edhe në jetën reale Erkan është po aq i përkushtuar. Ai prej vitesh është i martuar me Didem Petekkaya me të cilën ka një djalë të quajtur Canos.
Erkan është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh publikon foto me familjen e tij. Në një foto të publikuar pak orë më parë aktori shfaqet i veshur serioz së bashku me bashkëshorten e tij e cila ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. E veshur me fustan të zi dhe këpucë mjaft elegante ajo ka marrë një numër të madh komentesh komplimentuese nga fansat e bashkëshortit./revistawho.com