Përpos ceremonive të ndarjeve të çmimeve nga një juri profesioniste, në Turqi për ditë me radhë qëndroi i hapur një konkurs ku vendimin përfundimtar e merr vetëm publiku. Bëhet fjalë për ‘Çmimet turke’ ku publiku mundi të votojë online dhe çdo gjë ishte mjaft transaprente. Pjesë e tij ishin më shumë se 300 kandidatë të ndarë në 39 kategori.
Në përfundim të tij, “Filmi më i mirë” është zgjedhur “Kohë për lumturi” me protagonistë Elcin Sangu dhe Baris Arduc. Të dy këta aktorë kanë marrë edhe dy çmimet kryesore, përkatësisht “Aktorja më e mirë” dhe “Aktori më i mirë”.
Baris dhe Elcin janë të njohur për publikun shqiptar si ‘Omer’ dhe ‘Defne’ në serialin “Dashuri me qira”. /revistawho.com








